Art & Kulturë

Anulohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel! Ja çfarë pritet të ndodhë!

Në Oslo e Stokholm, 10 Dhjetori shënon ceremonitë e ndarjes së çmimeve Nobel për fituesit, emrat e të cilëve janë mësuar në tetor por pandemia koronavirus sjell ndryshime këtë vit. Në këtë ceremoni ndahen çmimet për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe ekonomi. Në kryeqytetin e Norvegjisë pritet vetëm një fjalim online nga Instituti i Nobelit ndërsa në atë të Suedisë, televizionet do të shfaqin klipe të fituesve të 2020-ës duke pranuar çmimet në vendlindjet respektive.

Vetëm Organizata Botërore për Ushqimin e vlerësuar me ‘Nobelin për Paqe’ pritet ta tërheqë në një ceremoni në Romë të Italisë. Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara është shpërblyer nga Komiteti Norvegjez i Nobelit për “përpjekjet për të parandaluar shfrytëzimin e urisë si armë për luftë dhe konflikt”.

Kjo është hera e parë nga Lufta e Dytë Botërore që anulohen festimet në Stokholm. Çmimet tradicionalisht prezantohen më 10 dhjetor, përvjetorin e vdekjes së themeluesit të këtij çmimi, Alfred Nobel. Nobel, shkencëtar suedez dhe filantrop ka vdekur më 1896.