Music Travel

Anulohet për herë të dytë festivali i shumëpritur i muzikës, irritohen njerëzit

Ne mund të mos e kemi përjetuar kurrë ndjesinë e të qenit në festivalin “Coachella” ama e ndjekim online me anë të fotove dhe video-ve dhe me siguri e kemi në listën tonë të gjërave që duhet të bëjmë patjetër të paktën 1 herë në jetë.

Një lajm jo i mirë vjen nga Ministria e Shëndetësisë në Amerikë të cilët kanë konfirmuar se “Coachella” është anuluar për të dytin vit radhazi, kjo për shkak të pandemisë.

Numri i lartë i të infektuarvë në SHBA, masat e rrepta dhe kufizimet e lëvizjeve kanë bërë që edhe një herë tjetër ky festival të mos mbahet. Edhe pse kjo është në të mirë të të gjithëve, njerëzit kanë shprehur irritimin e tyre në rrjetet sociale.

Eventi i madh i muzikës për këtë vit ishte planifikuar të mbahej mes datave 9-11 dhe 16-18 prill.