Aktualitet

Anulohen ‘satelitët’, dështon tenderi, nuk u paraqit asnjë ofertë!

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është anuluar procedura e tenderit për ngritjen e satelitëve. Kjo sepse siç mësohet, nuk ka pasur asnjë ofertë të paraqitur që përputhej me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.  Objekti i kësaj kontrate ishte realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar (shërbim satelitor), për një periudhë 3-vjeçare me një fond limit 671.670.000 lekë pa TVSH.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që nga foltorja e Kuvendit në tetor 2021 bëri publik lajmin, ku shkaktoi jo pak të qeshura në sallë, teksa pak ditë më pas ministri Niko Peleshi në datën 7 prill firmosi hapjen e tenderit, por që më pas u anulua

Ndonëse ky projekt nuk u realizuar, kreu i qeverisë theksoi se nuk do të hiqte dorë nga objektivi i tij duke premtuar se do e mbajë zotimin e dhënë. Për këtë objektiv të paarritur mendohet se është shkarkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Adrian Kamenica, megjithatë ky është një informacion i pakonfirmuar zyrtarisht. Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” duhet të ishin ngritur nnë mars dhe qershor, por kjo nuk u arrit. Satelitët dhe dronët inteligjentë do të shërbejnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe jo për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por do të shpërbejnë për çështje civile të vendit.alba