Celebrities Ndryshe

Anxhela Faber dhe Aldor Nini, administratorët e Acromax, flasin në “Ndryshe” për të drejtat e autorit!

Një tjetër episod shumë interesant ditën e sotme në “Ndryshe” me të ftuar dy administratorët e Acromax, Anxhela Faber dhe Aldor Nini. Në këtë intervistë, duket se kishim shumë gjëra për të mësuar.

Acromax, ekzaktësisht është një kompani e cila mbledh të gjitha të drejtat nga prodhuesi. Kjo është një kompani që i mbron ato të drejta në të gjithë botën dhe gjeneron të ardhura me ato të drejta. Teksa numëron 6500 klientë, administratorët e Acromax na njohin  më tepër më përfitimet dhe rregullat e kësaj kompanie.

Zakonisht kontratat i bëjmë 1-vjecare. Kemi diçka specifike që nuk je i detyruar të punosh për të gjitha veprat me ne.

Teksa kjo kompani vjen gjithnjë me risi, administratorët e saj na njohën edhe me disa detaje që ndoshta shumë prej jush nuk i dini.

Edhe në emision kur përdor video nga palë të treta, edhe ato kanë të drejtë autori… Kam parë shpesh raste që për veprën e vetë ankohen, por të tjerëve ua marrin… Edhe siglat shkelin të drejtat e autorit…

Dikur këto shkelje ishin në 70% të rasteve, sot janë minimizuar në 5 deri në 6 përqind, në një rrugë për t’i zeruar ato.

Kemi bërë fushatë duke treguar ku është problemi duke u dhënë dhe zgjidhje alternative…