Celebrities Gossip Showbiz

Anxhela Peristeri feston sot ditëlindjen dhe mbush plot…

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila dallohet për zërin e saj potent nuk para është shumë aktive në krahasim me këngëtarët e tjerë në tregun tonë muzikor, megjithatë sërish vazhdon të publikojë projekte të reja. Këngët e saj aq shumë te ndjera pëlqehen nga ndjekësit e saj dhe së fundmi bukuroshja po lançon albumin e saj “N’Tiranë”.

Ditën e sotme, bukuroshja feston ditëlindjen e saj dhe edhe pse nuk e tregon fare në pamjen e saj që duket si një vajzë e vogël, Anxhela mbush plot 36 vjeç dhe ne u urojmë gëzuar ditëlindjen!

E ftuar para disa ditësh në ‘Live From Tirana’, këngëtarja na foli më shumë rreth mini albumit të saj i cili përbëhet nga 5 këngë, ku artistja ka ardhur edhe me lajka, edhe lozonjare. Këto këngë Anxhela pritet t’i këndojë së shpejti në koncertin e saj recital të titulluar “Aromë Gruaje”.

Sa i përket pjesëmarrjes së Anxhelës si anëtare jurie ne Festivalin e RTSH ku fituese u shpall Ronela Hajati, ajo rrëfeu më shumë mbi këtë eksperiencë.

Këngëtarja na zbuloi dhe detaje të paditura më parë rreth koncertit recital të saj që do të mbahet më datë 1 prill në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Quhet “Aromë gruaje” sepse doja që këto këngë t’ja dedikoja grave, është një recital për të kuptuar forcën dhe ndjenjën e tyre.