Celebrities Gossip Showbiz

Anxhela Peristeri na tregon pak nga kënga e re, ja veçantia që ka ky projekt!

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila dallohet për zërin e saj potent nuk para është shumë aktive në krahasim me këngëtarët e tjerë në tregun tonë muzikor, megjithatë sërish vazhdon të publikojë projekte të reja. Këngët e saj aq shumë te ndjera pëlqehen nga ndjekësit e saj.

Disa orë më parë bukuroshja ka treguar se do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor duke na zbuluar gjithashtu dhe titullin që do të mbajë surpriza që ka për ndjekësit e saj. Teksa na ka treguar një skenë nga videoklipi që duket të jetë me elemente shumë tradicional, kënga do të quhet ‘Adrenalina’ dhe me shumë mundësi do të na japë shumë adrenalinë për këtë verë.

Gati për shpërthim?

Bukuroshja thuajse asnjëherë nuk bëhet pjesë e portaleve sa i përket jetës private apo spekulimeve të ndryshme veçse në rastet kur lanson një projekt të ri muzikor. Megjithatë, një postim i bërë pak ditë më parë nga këngëtarja ishte shumë ‘funny’ dhe besojmë shumë prej jush do e gjeni veten.

Teksa ka postuar një ‘meme’, ku tregon një vajzë (në këtë rast Anxhela) që është vetëm dhe miqtë e saj nga gjimnazi që janë të martuar dhe me fëmijë. Epo, mos ndoshta artistja ka dashur të na tregojë se në jetën e saj private për momentin nuk ka asgjë të re?