Celebrities Music Showbiz

Anxhela Peristeri reagon lidhur me ndodhinë në Festivalin e Këngës!

Së fundmi është bërë zyrtare lista e 20 pjesëmarrësve për edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizonin Shqiptar. Juria ka vendosur emrat e këngëtarëve të cilët do të garojnë në edicionin e këtij viti, por një artist në veçanti mungoi në këtë listë. Është fjala për Mentor Hazirin, një emër aspak i panjohur për publikun. Këngëtari duket se është zhgënjyer nga lista e publikuar dhe nuk kanë munguar reagimet e tij ku akuzoi produksionin për korrupsion dhe mos-transparencë.

Lidhur me këtë ka ardhur dhe reagimi i artistëve të tjerë. Në statusin e Mentor Hazirit është përgjigjur dhe Anxhela Peristeri me fjalët:

Po më vjen vërtet keq që po lexoj këtë status nga ti Mentor! Kam qenë prezente në finalen e Këngës Magjike 2017 kur ke fituar çmimin “Zëri më i mirë mashkullor” dhe gjithashtu kam qenë prezente dhe në koncertin tënd recital në Katedralen Orthodokse së Tiranës, ku mbështetja nga artistët shqiptarë nuk të ka munguar.Të gjithë kemi pasur zhgënjime në karrierë por nuk kemi fajësuar kombe. Të këshilloj ta kërkosh gabimin tek vetja fillimisht, pastaj të nxjerrësh vrer për kombin shqiptar. Unë jam fituesja në fuqi e atij festivali siç e quan ti “të korruptuar” dhe dikur nuk jam futur as në finale. Gjej gabimin ku e ke Mentor sepse asnjë juri profesionistësh nuk refuzon një këngë të bukur e sidomos zërin tënd, pa arsye!

Pas kësaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja vijoi duke shkruar:

Mëso të duartrokasësh në fitoren e të tjerëve, do të vijë dhe koha jote.