Celebrities Gossip Showbiz

Anxhelina feston ditëlindjen dhe ka një arsye pse ky vit është pak më i veçantë!

Anxhelina ka qenë shumë aktive me projekte të reja muzikore.  Pas rikthimit të saj në muzikë me këngën “Precious”, e cila pati një impakt shumë pozitiv dhe Anxhelina mori edhe mbështetjen e yllit të “KUWTK”, Kim Kardashian, ka publikuar këngën “Run For” dhe “No Drama”.

E sot këngëtarja shqiptare feston ditëlindjen e saj dhe mbush plot 29 vjeçe. Por kjo ditëlindje është pak më e veçantë për të pasi jo vetëm është kthyer në tregun muzikor, por këto ditë pritet edhe lançimi i bashkëpunimit të shumëpritur të saj me kantautorin Flori Mumajesi. Pak nga trailer-i i këngës, bukuroshja e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram dhe ne jemi në pritje gjithë sy e veshë.

Ne i urojmë Anxhelinës gëzuar ditëlindjen!

Nëse rikujtojmë postimin e Florit para disa javësh, teksa shfaqej në studio së bashku me Anxhelinën dhe Brunon, ai krahas tregoi se mund të sillnin pjesën e dytë të këngës hit verore “Nina”. Ende nuk dihet nëse dyshja e artistëve do të sjellin “Nina 2” apo një projekt të ri, megjithatë ne po e presim me padurim.

Rikujtojmë se, para pak muajsh e ftuar në programin “Pardon My French”, bukuroshja u shprehe se është ende beqare. Nuk dihet nëse statusi në jetën e këngëtares ka ndryshuar, pasi ajo vetë nuk ka zbuluar asgjë.