Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Anxhelina Hadërgjonaj sapo na tregoi se qenka një “maniake” e këpucëve të shtrenjta!

Së fundmi, bukuroshja Anxhelina Hadërgjonaj me një foto nga gardëroba e saj të postuar në rrjetin social Instagram ka treguar se është një koleksioniste e këpucëve në ngjyra të ndryshme, sidomos të një marke si “Loro Piana”. Krahas fotos ku shfaqen këpucët në ngjyrë rozë, të verdhë, jeshile, bezhë, të bardha e të zeza, Hadërgjonaj ka shkruar se:

Një koleksioniste, nëse do duhej të emërtoja veten.

Ndërkaq, çmimet e këtyre këpucëve variojnë nga 550€ dhe më lart. Pra, sapo zbuluam se Anxhelina qenka një “maniake” e këpucëve të shtrenjta. Të gjithë ata që e ndjekin Anxhelinën në rrjetet sociale e kanë kuptuar që ajo është e fiksuar pas modës. Fotot e saj janë super të bukura, të kuruar deri në detaje. Sjellim në vëmendje se pak kohë më parë, këngëtarja e njohur tregoi nëpërmjet një postimi në Instastory banorin që ajo dëshironte të fitonte edicionin e parë të “Big Brother Vip”. Anxhelina përkrahu finalisten e dyte të edicionit të parë, Beniadën.

Anxhelina ka qenë shumë aktive me projekte të reja muzikore. Pas rikthimit të saj në muzikë me këngën “Precious”, bukuroshja pati një impakt shumë pozitiv dhe mori edhe mbështetjen e yllit të “KUWTK”, Kim Kardashian. Sjellim në vëmendje se dhe projekti i saj i fundit muzikor me Flori Mumajesin i titulluar “Anash&Doja” ishte jashtëzakonisht i suksesshëm dhe u kthye mënjëherë në hit. Presim që artistja të na surprizojë akoma më shumë.