Anxhelo Koçi zbulon si u vesh me rroba të përdorura në klipin e tij
Live From Tirana • 16:58 14/01/2021
I ftuar në Live From Tirana ditën e sotme ishte këngëtari i talentuar, Anxhelo Koçi, i njohur për hitin muzikor “Ma Fiancée” që është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura shqiptare menjëherë pas publikimit. Sot folëm për veshje ‘vintage’ për ato ‘second hand’ ose si i quajmë ne më mirë shqip, për rrobat e përdorura dhe ato jo firmë. Duket se çdo ditë e më shumë po ikën trendi i të blerit rroba të markave të famshme e të shtrenjta dhe të gjithë po i rikthehen thjeshtësisë. Kjo vlen edhe për personazhet e famshëm, shumë prej të cilëve kanë pohuar se veshin dhe rroba të përdorura. Edhe Anxhelo nga ana tjetër u shpreh se megjithëse si çdo individ i pëlqen shumë rrobat me firmë, në jetën e përditshme por shpeshherë edhe në ambiente pune, pëlqen të vishet thjeshtë ama të kombinohet bukur. Këngëtari i njohur tha se veshjen e një prej klipeve të tij e ka vendosur në momentin e fundit pa u menduar shumë. Ai nuk u vesh me rroba firmë por me ato që gjeti në garderobën e tij (të përdorura dhe më parë) vendosi t’i kushtonte më tepër rëndësi kombinimit dhe ngjyrave. Ksenja Shoshaj Genta Hodo Wizii Dj
“I llastuar nuk lind, bëhesh”/Psikologia Lorela Garuli tregon gabimet që prindërit bëjnë me fëmijët!
Live From Tirana 12:26 19/04/2024
Fjodora Fjora për Heidin: “Më përpara ishte e ftohtë, por tani më duket e përfshirë me Romeon…”
Live From Tirana 12:22 19/04/2024
“Të tjerët e kanë lënë në baltë, por unë e shoh në finale”/Për kë banore të BBV e ka Fjodora Fjora?!
Live From Tirana 12:21 19/04/2024
“Ka vendosur të çojë misionin deri në fund dhe të fitojë!”/Fjodora Fjora mbi debatin Egla-Jetmir!
Live From Tirana 12:19 19/04/2024
Zhaklina Gjolla plas bombën: “Shkëndija të forta mes Romeos dhe Rozës…”
Live From Tirana 11:29 18/04/2024
Marrëdhënia e Meritonit dhe Ilnisës në sytë e Zhaklina Gjollës: “Ka fituar pikë, shumë xhentil…”
Live From Tirana 11:27 18/04/2024
Trekëndëshi Egla-Romeo-Heidi, Zhaklina Gjolla: “Është provokative e fshehur…”
Live From Tirana 11:25 18/04/2024