Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të ish-ministrit Lefter Koka!

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për lirimin nga sekuestroja të disa pasurive të tij.

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për lirimin nga sekuestroja të disa pasurive të tij.

Me vendimin që Gjykata e Posaçme la në qeli Kokën, pas dyshimeve për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”, vendosi në sekuestro preventive 88,19% të aksioneve në pronësi të tij, në një kantinë pijesh alkoolike. Kokës i është refuzuar më parë edhe kërkesa për lirim nga qelia.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 18.01.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shqyrtua çështja me nr. 13 akti, datë 07.01.2022 regjistrimi, mbi ankimin e të hetuarit (ankues) L.K., lidhur me “Heqjen e sekuestros preventive, të vendosur me vendimin nr. 484, datë 13.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ku trupi gjykues monokratik i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi, miratimin e vendimit nr. 484 akti, datë 13.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikat 1, 4, 5, 8 dhe 9 të tij, që lidhen me pasuritë e ankuesit”, thuhet në njoftim. Në këtë mënyrë ish Ministri i Mjedisit Lefter Koka nuk ka arritur të ndryshojë statusin e masës së sekuestros për pasurinë e tij por edhe masën e sigurisë që tani për tani është ajo e arrestit me burg.