Aktualitet

Apeli pranon ankimimin e Alibeajt kundër njohjes së Kuvendit të 11 dhjetorit!

Gjykata e Apelit Tiranë pranon ankimimin e kreut të komanduar të selisë blu, njëherazi kryetar i grupit, Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Shkallës së Parë, që njohu statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Trupi gjykues vendosi të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe ta rikthejë çështjen për rishqyrtim në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trup gjykues. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankimimi.

Ju informoj se sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, ne lidhje me kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi:

– Pranimin e ankimit te pales ankuese, Partia Demokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Nenkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

– Kunder vendimit nuk lejohet ankim”.

Më herët gjatë ditës së sotme, në një konferencë shtypi, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim se po ndërhyn direkt në procesin gjyqësor të Partisë Demokratike.

Javën e kaluar u informova se kam informacion për dy burime, së fundmi guvernatorja (Yuri Kim) bën takime për procesin gjyqësor. I bëj thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësuesve së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri!

Berisha tha se “ambasadorja Kim ka pasur takime për të ndikuar në vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit”.

Kam tre burime që më thonë se ka ndërhyrje të Kim-it në gjykatë. Nëse autoritetet e SHBA-ve kërkojnë prova për këto informacione, unë do u tregoj gjithçka! I them që ka marrë fund koha e lojës dhe diktimit të akuzave që duhet të bëjë opozita!