Tech

Aplikacioni Truth Social i Donald Trump aktivizohet më 21 shkurt

Rrjeti i ri social i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Truth Social, do të nisë në iOS më 21 shkurt. Informacioni vjen pas një azhornimi të dhënash të një listimi në App Store.

Sipas mediave të huaja, aplikacioni po bëhet nga Grupi i Medias dhe Teknologjisë Trump (TMTG). Njëkohësisht kjo është edhe kompania e re mediatike e Trump, e udhëhequr nga republikani, Devin Nunes.

Siç vënë në pah mediat, Truth Social duket shumë si një klonim i Twitter dhe dizajni i ngjashëm me Twitter i rrjetit social nuk është pothuajse i rastësishëm.

Twitter ishte “megafoni i preferuar” i Trump për vite me radhë, derisa atij iu ndalua përgjithmonë në janar të vitit 2021 menjëherë pas trazirave të 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së.