Të martën “Apple” prezantoi “iPhone 12” në një eveniment botëror. Katër modele të reja, me ngjyra të ndryshme, me përmirësime tek pajisjet, çdo gjë thuajse perfekte megjithëse të gjithë e dimë se perfektja nuk ekziston.
Por, a e dini se Tim Cook ka humbur 81 miliardë dollarë që nga ai moment. Me plot 4% ka pësuar rënie kompania e mollës e cila pak kohë më parë ishte ndër të parat që kaloi vlerën e 1 trilion dollarëve.
Situata duket se u rimëkëmb paksa por akoma duket një ulje drastike. Mund të ketë ndikuar fakti që Apple nuk ka bërë pjesë të paketimit adaptorin për të mbushur me energji iPhone.
Apple e ka treguar që nuk ndjek rrymën por e krijon atë. Nëse deri dje shoku dhe shoqja me iPhone të kërkonte adaptorin se e kishte harruar të vetin në shtëpi, nesër do ta kërkojë sepse vërtetë i duhet.