Bota Tech

Apple u kërkon punonjësve të kthehen në zyrë!

Apple u ka kërkuar së fundmi punonjësve të kthehen në zyrë duke nisur nga shtatori. Në një mesazh të dërguar nga shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, u kërkohet punonjësve të kthehen në zyra të paktën 3 herë në javë. “Marrëdhënia ndërpersonale mes punonjësve është shumë thelbësore për kulturën tonë”,- thuhet në mesazhin e Cook.

Duke nisur nga 5 shtatori, punonjësit e selisë qendrore të Apple dhe zyrave të tjera rreth saj, do të duhet të kthehen në punë të martave dhe të enjten, si dhe një ditë tjetër që do t’i përcaktohet nga përgjegjësit dhe menaxherët. “Punonjësit e Apple në pjesë të ndryshme të botës do të kthehen në orare të ndryshme në varësi të rrethanave”, -shton Cook në mesazhin e tij. ‘Financial Times’ shkruan se kjo nuk është hera e parë që Apple njofton rikthimin në zyrë.

Në qershor 2021, ajo tha se planifikonte një kthim 3-ditor në javë në shtator të atij viti, por për shkak të rritjes së rasteve COVID-19, vendimi u shty. Rikujtojmë se për ata që ende nuk e dinë iPhone 14 pritet të dalë në treg në muajin shtator. Celulari mund të vijë edhe në ngjyrë vjollce, duke zëvendësuar ngjyrën rozë për iPhone 13 standard dhe Sierra Blue për iPhone 13 Pro. Mediat kanë zbuluar disa nga veçoritë që mund të ketë version më i fundit i Smartphone-t.

Kamera do të jetë më e madhe dhe shumë cilësore. Ky është një përmirësim i madh krahasuar me modelet iPhone 13 Pro, që kanë një kamerë 12 megapiksel. Sjellim në vëmendje gjithashtu se Seria 8 e ardhshme e Apple Watch do të jetë në gjendje t’i tregojë një përdoruesi nëse ai ka temperaturë. Sipas mediave të huaja, kjo do të mund të bëhet duke u bazuar në temperaturën e trupit, nëse është më të lartë se normalja, falë një sensori të ri të integruar.