Lancio Music

Arbana Gashi zbulon më shumë për bashkëpunimin me Bleron që e bëri të njohur për publikun dhe projektet e ardhshme!

E ftuar në ‘Lancio’ ishte këngëtarja më e re në tregun tonë, Arbana Gashi e cila u bë e njohur për publikun nga bashkëpunimi me Bleron edhe pse numëron tre këngë në repertorin e saj. Por, Arbana edhe pse ka zgjedhur ta ushtrojë në tregun tonë muzikor talentin e saj, bukuroshja jeton në Gjermani ku dhe punon si ekonomiste.

Arbana na tregon se si ndahet jetesa e saj mes këtyre dy profesioneve kaq të ndryshme.

Jam shumë me fat që kam mundësi të punojë në Gjermani dhe të vij në Shqipëri e Kosovë t’i harxhoj. Këto të dyja nuk i lidh asgjë. Janë profesione që kanë shumë kontrast.

Arbana na foli gjithashtu edhe si lindi bashkëpinimi me Bleron, i cili tanimë është dhe menaxheri i saj.

Është bashkëpunimi im i parë, projekti i tretë solo. Është kontratë që ka lindur gjatë kohës së karantinës. Muzika ka qenë pasion që nga fëmijëria, ka qenë diçka që e kam dashur shumë. Si profesion kam dy vite që e ushtroj. Ka shumë talente të rinj është e vështirë të biesh në kontakt me dikë, sidomos unë që jetoj në Gjermani. Blero mu përshtat, po kaloj shumë mirë. Kam dy projekte të tjera solo në menaxhimin e Bleros.

Arbana na zbuloi gjithashtu dhe projektin e saj të radhës për të cilin u shpreh se e ka shumë përzemër.

Kam një projekt që e dua shumë. Këtë projekt që nga sekondi i parë e kam realizuar vet. Titulli është ‘Inshalah, është temë dashurie që lidhet me tradhti. Nuk është diçka që e kam përjetuar vetë 100%, por jam frymëzuar.