Showbiz

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të dytë!

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi pasi Arbana Osmani ka sjellë në jetë fëmiën e saj të dytë që është djalë.

Kohë më parë në rrjetet sociale moderatorja e Top Channel u shpreh se për bebushin e saj ajo dhe partneri Eduart Grishaj i kanë zgjedhur bebit një emër shqiptar që deri tani nuk e kanë zbuluar.

Lajmin e bukur e bëri të ditur Edi nëpërmjet platformave sociale ku shihet duke mbajtur të voglin në krah. “Lindi Dielli” -shkruan ai në përshkrimin e fotos ku duket mjaft i emocionuar.

Momentalisht, Arbana ende nuk ka reaguar publikisht për ardhjen në jetë të djalit. Ndërkohë, fansat dhe miqtë e ngushtë nuk kanë ngurruar të urojnë çiftin për këtë bekim në jetën e tyre.