Celebrities Gossip Showbiz

Arbana Osmani futet si ‘pa të keq’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Në spektaklin e natës së parë u prezantuan plot 14 banorë të famshëm, disa prej tyre edhe pse u larguan (Elhaidi, Sheila, Paloma) u zëvëndësuan me tre banore të reja (Betarix, Sarah dhe Einxhel). Prej afro 1 muaji tanimë, të gjithë konkurrentë na kanë folur momente duke filluar te ato më prekëset e deri te ato më ‘funny’.

Ditën e djeshme brenda shtëpisë u krijua një situatë me plot humor ku banorët do të dëgjonin zhurma dhe shihnin veprime nga më të ndryshmet, por nuk duhet të reagonin. E gjitha kjo situatë u krijua me rastin e festës së Halloween-it. Në shtëpi u fut dhe moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani, teksa shihej duke ecur në dhomën e ndjenjies dhe duke ngrënë diçka që mori brenda shtëpisë.

Këtë video kaq ‘funny’ e ka publikuar vetë mikesha e ngushtë e Arbanës, prezantuesja Xhemi Shehu, e cila në formë shakaje krahas ka shkruar:

Mirë që s’i flet, por i ha dhe bukën.

Rikujtojmë se, spektaklin e kaluar nga shtëpia e “Big Brother VIP” u larguan dy banore dhe bëhet fjalë për këngëtaren Sheila Haxhiraj e cila u largua nga nominimet e banorëve dhe më pas Paloma, e cila u largua nga shpallja në televotim e të gjithë konkurrentëve për thyerjet e rregullave.