Celebrities Gossip Showbiz

Arbana Osmani jep përgjigjen më ironike për ndjekësen që e akuzon për ndërhyrje estetike!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

E padyshim, e shumëpërfolur është edhe një nga prezantueset më të dashura nga publiku prej vitesh tanimë, Arbana Osmani. Atë e shohim çdo të martë dhe të premte në ekranin e Top Channel. E jo vetëm spektakli e banorët, por të gjithë që marrin pjesë në këtë ‘reality-show’ janë mjaft të përfolur dhe nën vëzhgimin e syrit kritik të ndjekësve.

Arbana në çdo dalje të sajën, padyshim shfaqet shumë e kuruar e nuk mundet t’i shpëtojë edhe kritikave të njerëzve. Teksa ka publikuar një postim të ‘look-ut’ të saj nga spektakli i së premtes së kaluar, një ndjekëse i ka komentuar:

Çu bëtë të tëra njësoj si binjake me këto ndërhyrje. Ç’të bën leku!  

Por, përgjigja ironik dhe aspak e ashpër e prezantueses, meriton notën 10.

Njësoj i kemi filtrat

Nëse ka një situatë të showbiz-it që po përflitet kudo, ajo është pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Rikujtojmë se, lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar personazhe të ndryshëm si Stresi, Rezarta Shkurta, Rudina Dembacaj, Olta Boka, Elita Rudi, i vëllai i Donaldit, Romeo dhe mamaja e Beatrix, Antigona Ramosaj e të tjerë.