Showbiz

Arbana Osmani ka diçka për t’i thënë kritikëve për videot e fundit të postuara në Instagram

Moderatorja shumë e dashur e publikut, Arbana Osmani së fundmi ka postuar video shumë argëtuese ku ka përfshirë djalin e saj Jonin dhe mbesën Kendrën në gatim.

“Shefa të rinjë në shtëpi” -shkroi Arbana duke treguar momentet më argëtuese të gatimit të fëmijëve. Megjithatë, këto video nuk mbetën pa u kritikuar nga ata persona që e mendojnë të rrezikshëm veprimin e moderatores.

Mesa duket një pjesë të ndjekësve të saj kanë shprehur shqetësimin se fëmijët mund të digjen në gatim e sipër duke kritikuar vendimin e Arbanës për t’i përfshirë në punë kuzhine.

Për të gjithë ata njerëz, Arbana ka disa fjalë. “Nuk janë djegur ndonjëherë dhe nëse ndodh se digjen pakëz, nuk është fundi i botës. Po, ne gatuajmë bashkë, ata bëjnë rrëmujë, ndonjëherë ndonjë gjë edhe thyhet, bëhen dyfish pjata për të larë dhe patjetër çdo rrobë bëhet pis. Por asnjë nga këto, absolutisht asgjë nuk ka pikën e rëndësisë për aq kohë sa ata kënaqen dhe ndjehen të dobishëm. Secili zgjedh të rrisë fëmijët e tij në mënyrën e tij. E rëndësishme është t’i shohim ata të lumtur”, -shkruan ajo në foton e postuar në Insta Story ku shfaqet bashkë me fëmijët duke sqaruar një herë e mirë dyshimet e ndjekësve.