Celebrities Gossip Showbiz

Arbana Osmani na tregoi dhe njëherë se është mbështetësja ‘numër një’ e Eduartit!

Arbana Osmani është padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut. Arbana ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi, teksa “Big Brother Vip Albania” theu çdo rekord të mundshëm. Jo vetëm ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishin të gjithë vëmendjen rreth tyre, por edhe prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur gjithashtu.

Faktin se do të bëhet sërish mama na e bëri me dije vetë Arbana Osmani gjatë finales së madhe. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë moderatorja, e cila u tregoi banorëve dhe publikut se është shtatzënë.

Së fundmi ajo po kalon disa ditë pushime jashtë vendit së bashku me partnerin e saj të zemrës, Eduart Grishaj. Vetëm pak më parë ajo ka postuar disa foto në stadium ku ka treguar se në fakt nuk është fanse e futbollit, por të tilla sakrifica bëhen në emër të dashurisë.

Mos më pyesni. Gjithmonë duke mbështetur të parin tim

 

E padiskutim si një grua në pritje të një fëmije, bukuroshja është e kufizuar për të bërë disa gjëra dhe një ndër to është konsumimi i pijeve alkoolike. Me anë të një video, teksa partneri i saj ia bën për zili duke konsumuar një gotë shampanjë gjatë darkës së tyre, Arbana e ka ‘kërcënuar’ duke u shprehur se do t’i vijë dita dhe asaj.