Celebrities Gossip Showbiz

“Sezoni i ‘Big Brother’ po vjen…”Arbana Osmani na tregon përgatitjen e saj të fundit!

Moderatorja e njohur Arbana Osmani së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e gëzueshëm. Familjes së moderatores sapo iu shtua edhe një tjetër anëtar, vogëlushja e sapolindur të cilën mami Arbana dhe babi Eduarti e kanë pagëzuar me emrin Zoi.

E moderatorja ka vendosur të rikthehet në ekran shumë më shpejt seç mund ta mendoni me fillimin e edicionit të ri të ‘BBV’.  Këtë e ka treguar vetë Arbana e ftuar disa ditë më parë në “Wake Up”, ku na ka treguar edhe lajmin që të gjithë mezi po e prisnin, se edicioni i dytë i ‘BBV’ do të nisë brenda këtij viti e kështu i bie të themi se do të fillojë këtë muaj. E mesa duket të gjithë kanë nisur nga përgatitjet e fundit e kështu edhe Arbana, ku me postimin e fundit në Instastory na ka treguar se nisur nga zgjedhjet për veshjen e saj të natës së parë të edicionit. Ende nuk dihet data se kur do të nisë “BBV” ama të gjithë janë shumë kuriozë për të zbuluar më shumë deri atëherë.

Sezoni i ‘Big Brother’ po vjen

 

E ftuar së fundmi në “Wake Up”, Arbana na foli pak më shumë mbi impenjimet e saj të shumta, nga të qenurit nënë e deri tek projektet e saj, siç është “Big Brother VIP” dhe më i fundit ku do ta shohim së shpejti, Festivali i Këngës.