Celebrities Gossip Showbiz

Arbana Osmani udhëton në Itali për të parë nga afër “Grande Fratello VIP”, por vëmendjen e mori tjetër gjë…

Arbana Osmani së fundmi ka qenë në qendër të portaleve dhe kjo falë fillimit të reality show-t që po pritet me padurim nga ndjekësit fanatikë prej vitesh. Teksa shpesh na mban të informuar lidhur me çfarë po ndodh dhe përgatitjet për “Big Brother VIP”, prezantuesja ka treguar se ka udhëtuar së bashku me partnerin e saj, Eduart Grishaj drejt Italisë. Dhe kjo nuk është pa arsye, pasi Arbana ka vendosur të takojë stafin dhe shikojë nga afër organizimin e “Grade Fratello VIP”.

Teksa ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram fotografi nga ambientet e sudios gjigante së bashku me Alfonso Signorini, një koment i një ndjekëseje na tërhoqi vëmendjen teksa e kritikon Arbanën për pamjen e saj, që duket “si me qenë duke ruajtur lopët”.

Du me ta ba një “vrejtje miqësore”. Thjesht për zog qejfit për një kafe me “Chemin” vishesh lyhesh e rregullohesh më del miss… Shkon në një vend kaq madhështor në kontakt me njerëz shumë të njohur, në një vend kaq gjigand… vishesh si me ken tu shku me rujt lopët

Mirëpo, nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja e Arbanës, e cila i ka treguar ndjekëses se atje ka shkuar për punë dhe “jo për qejf”, ndaj duhet të vishet komode.

Jam veshur që të jem rehat se kam ardhur për pune jo për qejf

Kujtojmë se, Arbana përveç përkujdesjes nga ana organizative për fillimin e “Big Brother VIP”, ka treguar se po përgatitet edhe për ‘look-un’ e saj gjatë mbrëmjeve në ‘prime-time’, teksa kërko dhe mendimin e ndjekësve herë pas here.