Celebrities Gossip Showbiz

Arbana Osmani uron të birin për ditëlindje dhe na “i bëri sytë zemra” me fjalët për të!

Padiskutim që Arbana Osmani prej vitesh tanimë njihet si një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar, jo vetëm si prezantuese, por edhe me postimet e vazhdueshme në rrjete sociale, ku tregon jo vetëm momente nga angazhimet në punë, por të shumta janë edhe ato të jetës private.

Ditën e sotme, djali i saj i vogël Dielli feston ditëlindjen e tij të parë dhe padyshim që urimin më të ëmbël e mori nga mamaja e tij. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Arbana ka treguar disa momente shumë të veçanta me djalin e saj dhe të gjithë familjes së bashku.

Gëzuar ditëlindjen Dielli im i vogël, dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që më risolli besimin se mrekullitë egzistojnë dhe se Dielli mund të lindë sërish. Më ke ndriçuar jetën o Diell, të jam gjithë jetën mirënjohëse. Të do shumë mama!

Rikujtojmë se në 19 tetor të vitit të kaluar, Arbana solli në jetë fëmijën e saj të dytë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj. Dielli është djali i dytë i prezantueses pas Jonit.

Arbana, së fundmi ka qenë në qendër të portaleve dhe kjo falë fillimit të reality show-t që po pritej me padurim nga ndjekësit fanatikë prej vitesh. Netët e spektaklit të “Big Brother VIP” në prezantimin e saj mund t’i ndiqni çdo të martë dhe të premte në orën 21:00 në Top Channel.