Celebrities Gossip Showbiz

Arbana Osmani zbulon disa detaje të pa treguara më parë rreth “Big Brother VIP”!

“Big Brother Vip Albania” është një nga programet televizive më të ndjekura të momentit, me një shikueshmëri shumë të lartë. Në vetëm pak kohë, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, fituan zemrat e publikut dhe u kthyen në qendër të vëmendjes mediatike.

E padiskutim kureshtja për të zbuluar më shumë rreth këtij reality-show sidomos tani që është zyrtarizuar edhe kohëzgjatja me 1 muaj është shumë e madhe. Ndaj mbrëmjen e djeshme në një intervistë të dhënë për Open në Top Channel, prezantuesja e spektaklit Arbana Osmani na tregoi disa detaje të pa treguara më parë rreth “Big Brother VIP”.

Fillimisht, Arbana foli më shumë për dy eksperienca shumë të bujshme të karrierës së saj, që është padyshim ‘Big Brother’ dhe mbyllja e programit “Dua të të bëj të lumtur” pas 5 vitesh.

Në plan profesional kanë qenë dy ngjarje të rëndësishme për mua: mbyllja me sukses e 5 viteve “Dua të të bëj të lumtur” , dhe gjithashtu rifillimi i Big Brother, kësaj herë në edicionin VIP, që është më i shikuari, më i diskutuari dhe komentuari. Është kthyer tashmë në një fenomen social, është bërë pjesë e shoqërisë shqiptare.

E teksa gjithmonë ngurron të zbulojë preferencat personale, këtë herë kur u pyet se cilin nga personazhet e larguar do të donte të shihte sërish brenda shtëpisë, prezantuesja më në fund e dha një emër.

Më ka ardhur keq për të gjithë, dhe realisht është e vështirë sa herë që del një i eleminuar nga shtëpia, të vjen keq sepse janë si pjesë e shtëpisë. Më ka ardhur më tepër keq për Fifin, e cila ishte absolutisht nje personazh i jashtëzakonshëm brenda BB VIP.

Cilat kanë qenë momentet më pikante të këtij reality-show sipas Arbanës?

Do thoja hyrja e Borës në shtëpi, puthja me Donaldin, largimi i Fifit, momenti kur ajo është ndjerë keq brenda në shtëpi në një transmetim live, apo dalja e papritur e Big Mamës nga shtëpia.

Por, ajo çfarë na tërhoqi më shumë vëmendjen është deklarata e Arbanës se ‘Big brother VIP’ mund të zgjasë edhe më shumë…

Jemi minimalisht deri më 18 shkurt , por mund të jemi dhe më gjatë!