Celebrities Gossip Showbiz

Arbenita Ismajli jep mesazhin që iu nevojitet të gjitha vajzave!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero. Së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

E padyshim si një figurë publike, çdo mesazh apo rrëfim i saji ndikon shumë te ndjekësit dhe një mesazh shumë të fuqishëm ajo e dha së fundmi me Instastory-t e saj, ku shkruhet se :

Kur shkrep një foto të hënës apo perëndimit të diellit dhe nuk duket aq bukur sa në të vërtetë, ti nuk mendon ‘qielli në fakt qenka i shëmtuar’, ti e di që kamera nuk po e fotografon bukurinë e plotë dhe duhet të ndihesh në të njëjtën mënyrë për veten tënde. 

Së fundmi, modelja ka shprehur revoltën e saj kundër ligjit të ri amerikan lidhur me abortin, një vendim ky në fakt që ka trazuar gjithë botën dhe pjesa më e madhe janë shprehur shumë të irrituar.

E në modeling, Arbenita na ka treguar shpesh se angazhohet shpesh me projekte të reja, por duket se më i fundit është një sukses i vërtetë. Me anë të një Instastory të ripostuar nga një faqe e cila na tregon se modelja është pjesë si modele e një fushate që është pjesë e Netflix në një nga serialet e make up-it. Epo, të shohim një bukuroshe tonën në një platformë kaq gjigante është një krenari e madhe.