Celebrities Gossip Showbiz

Arbenita Ismajli mahnit e veshur me të bardha!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Arbenita jo shumë shpesh poston foto nga ‘look-u’ i saj i përditshëm. Së fundmi modelja ka postuar disa foto në Instagram e veshur me të bardha dhe buzë të kuqe e mund të themi se dukej shumë bukur dhe ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve. Edhe pse tashmë është nënë e një vazje, kjo nuk ka arritur të ndryshoj asgjë tek pamja e Arbenitës.

Së fundmi Arbenita na ka treguar se para disa ditësh po shijon pushimet në Turqi së bashku me partnerin e saj të zemrës, reperin e njohur, Fero dhe vajzën e tyre, Nina. E duket se ditëve të pushimeve u erdhi fundit dhe për ta mbyllur sa më bukur modelja ka postuar në Instagram disa foto të saj me bikini, duke treguar kështu edhe linjat e bukura trupore të saj. Edhe pse tashmë nuk jemi më në verë, i nxehti për Arbenitën nuk ka ikur ende.