Celebrities Gossip Showbiz

Arbenita Ismajli sapo na i bëri ‘sytë zemra’ me foton e ëmbël të vajzës së saj!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Arbenita nuk poston shpesh foto nga përditshmëria e saj apo të familjes, por ditën e sotme na i ka bërë ‘sytë zemra’ me një foto të vogëlushes së saj, Nina. Në foto duket Nina e ulur në karrocën e saj teksa janë duke shëtitur.

 

Së fundmi Arbenita na ka treguar se para disa ditësh po shijon pushimet në Turqi së bashku me partnerin e saj të zemrës, reperin e njohur, Fero dhe vajzën e tyre, Nina. E duket se ditëve të pushimeve u erdhi fundit dhe për ta mbyllur sa më bukur modelja ka postuar në Instagram disa foto të saj me bikini, duke treguar kështu edhe linjat e bukura trupore të saj. Edhe pse tashmë nuk jemi më në verë, i nxehti për Arbenitën nuk ka ikur ende.