Celebrities Gossip Showbiz

Arbenita Ismajli shprehet e revoltuar ndaj vendimit amerikan për abortin!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero. Së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Së fundmi, modelja ka shprehur revoltën e saj kundër ligjit të ri amerikan lidhur me abortin, një vendim ky në fakt që ka trazuar gjithë botën dhe pjesa më e madhe janë shprehur shumë të irrituar. Teksa ka ripostuar disa fjalë të një llogarie në Instagram ku thuhej:

Kush do të paguajë për të gjithë këto bebe të padëshiruara? Kush do të ofrojë shëndetësi falas për njerëzit e detyruar që të ndjekin kontrollet rutinë gjatë shtatzanisë? Kush do të përmirësojë të ardhurat për sistemin e adoptimit? Kush do të paguajë për ushqimin, strehën dhe edukimin? Apo terapinë për viktimat e përdhunuara dhe vajzat e vogla të detyruara për të mbajtur fëmijë të padëshiruar?

Krahas kësaj, Arbenita ka shkruar “Në këtë pikë nuk e di se çfarë e bën më të madhe Amerikën.

E në modeling, Arbenita na ka treguar shpesh se angazhohet shpesh me projekte të reja, por duket se më i fundit është një sukses i vërtetë. Me anë të një Instastory të ripostuar nga një faqe e cila na tregon se modelja është pjesë si modele e një fushate që është pjesë e Netflix në një nga serialet e make up-it. Epo, të shohim një bukuroshe tonën në një platformë kaq gjigante është një krenari e madhe.

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi i famshëm shqiptar Fero janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina.