Celebrities Gossip Showbiz

Arbenita udhëton me avion dhe ka një ankesë!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero  së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Siç ka bërë dhe së fundmi teksa ka postuar në Instastory një foto të sajën teksa ndodhet në avion dhe ka ndarë me ne një ‘ankesë’. Shumë shtete kanë hequr masat kufizuese lidhur me pandeminë Coronavirus dhe kjo ka përfshirë edhe mbajtjen e maskës. Megjithatë, në vende publike dhe sidomos në avion për Arbenitën është diçka e habitshme.

Maska që nuk kërkohen në avion? Uou 

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi i famshëm shqiptar Fero janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina.

Nevoja për vëmendje nga të famshmit është diçka me të cilën jemi mësuar. Dyshja e njohur Arbenita-Fero shpesh janë cilësuar si një çift shumë ‘cool’ i showbiz-it tonë dhe nuk janë përfolur asnjëherë për krisje, megjithatë kur ata vendosën t’i bënin ‘unfollow’ njëri-tjetrit, portalet shpërthyen nga lajmet se mos ndoshta çifti janë ndarë.

Megjithatë, ndjekësit e dyshes mund të qetësohen pasi çifti janë më të lumtur se kurrë së bashku. Arbenita vetë postoi një video në Instastory, teksa shfaqej  në makinë me reperin.