Celebrities Gossip Showbiz

Arbenitës i ndodh situata e sikletshme dhe jep një mesazh për të gjitha vajzat: “Qëndroni të sigurta!”

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero. Së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

E pak minuta më parë Arbenita ndau me ndjekësit e saj një video me një mesazh shumë të fuqishëm lidhur me një problematikë që është një problem për çdo vajzë. Teksa ndodhet në taksi, modelja ka filmuar një skenë ku dëgjohet shoferi i cili po e komplimenton bukuroshen për buzët e saj, por në fakt kjo për një të panjohur i cili duhet të ishte duke kryer thjesht detyrën e tij është një ngacmim i panevojshëm. Në video dëgjohet teksa flasin anglisht, pasi Arbenita me familjen e saj nuk jetojnë në Shqipëri dhe ky padyshim është një problem që ndodh kudo.

Krahas, modelja është shprehur:

Nuk e di se çfarë nuk shkon me botën sot… Qëndroni të sigurta vajza! 

Së fundmi, modelja ka shprehur revoltën e saj kundër ligjit të ri amerikan lidhur me abortin, një vendim ky në fakt që ka trazuar gjithë botën dhe pjesa më e madhe janë shprehur shumë të irrituar.

E në modeling, Arbenita na ka treguar shpesh se angazhohet shpesh me projekte të reja, por duket se më i fundit është një sukses i vërtetë. Me anë të një Instastory të ripostuar nga një faqe e cila na tregon se modelja është pjesë si modele e një fushate që është pjesë e Netflix në një nga serialet e make up-it. Epo, të shohim një bukuroshe tonën në një platformë kaq gjigante është një krenari e madhe.