Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Arbër Hajdari mungon sot në “Big Brother VIP”, ja arsyeja!

“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant, sidomos me hyrjet e reja që po shtohen nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Por, jo vetëm brenda shtëpisë, pasi tanimë çdo pjesëmarrës në këtë spektakël ka interes të madh për publikun, duke përfshirë këtu opinionistët, prezantuesen e këdo tjetër.

Pikërisht, spektaklin e mbrëmjes së sotme një prej tyre mungon dhe bëhet fjalë pikërisht për Arbër Hajdarin. Opinionisti nuk nund të jetë sonte prezent për shkak të një fatkeqësie që i ka ndodhur. Gjyshja e tij ka ndërruar jetë dhe për këtë shkak ai nuk mund të jetë pjesë e spektaklit.

Këtë gjë e konfirmoi dhe Arbana para pak minutash.

Balina Bodinaku sonte është vetem, pasi Arbër Hajdari, opinionisti ynë fatkeqësisht ka humbur një njeri të tij të dashur të familjes, gjyshen e tij. I urojmë natyrisht ngushëllimet më të sinqerta nga i gjithë stafi Arbrit.