Celebrities Showbiz

Arbër Hajdari rrëfen rastin që e ka prekur më shumë në “Fundjavë Ndryshe”!

Arbër Hajdari prej disa vitesh tashmë është angazhuar në Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”. Fondacioni i tij është mjaft i suksesshëm dhe ka ndihmuar me qindra familje në nevojë. “Fundjavë Ndryshe” ushtron veprimtarinë e saj në gjashtë qarqet më të varfra të Shqipërisë, duke vizituar familjet në nevojë, verifikuar problemet e tyre dhe regjistruar rastet dhe nevojat përkatëse.

Fusha e veprimtarinë shtrihet në pesë fusha të rëndësishme të shoqërisë: arsim, shëndetësi, drejtësi, strehim dhe punësim. Arbri prej disa muajsh iu dedikua rolit të tij si opinonist në edicionin e këtij viti të “Big Brother VIP” dhe tashmë është fokusuar sërish 100% në findacionin e tij, për të cilin na ka folur më shumë ditën e sotme në “Wake Up”.

Arbër si shkojnë angazhimet e tua lidhur me “Fundjavë Ndryshe”, çfarë projektesh ke ndër duar?

Ështe një ngarkesë e jashtëzakonshme. Disa prej detyrave që kanë shumë rëndësi në detyrën time nuk e kanë pasur kohën e nevojshme. Sapo mbaroi programi “Big Brother VIP” patëm një fluks shumë të madh. Pjesën më të madhe të kohës ia kam dedikuar “Fundjavës”. Projekti i tanishëm është ai i qendrës sociale më të madhe në Ballkan. Ka rezultuar shumë e suksesshme skema që kemi përdorur për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria dhe t’i japim ndihmë sociale.

Prej 8 vitesh kohën tënde ia kushton pikërisht punës humanitare, duke iu shërbyer njerëzve në nevojë. Cila ka qenë historia që të ka prekur më shumë dhe që je investuar plotësisht për të bërë më të mirën?

Nga ana profesionale ka pasur shumë. Një nga historitë që më kanë prekur shumë ka qenë një vajzë 8-vjeçare që tashmë është ndarë nga jeta. Ishte një fëmijë që na kishte bërë shumë për vete, mua dhe të gjithë stafit. Edhe në shkollën ku shkoi krijoi shumë miq, të bënte shumë për vete. Nuk mundëm ta shpëtojmë, ishte shumë vonë për Elsën. Është një histori për të cilën unë kam folur dy herë dhe gjithmonë më prek shumë.