Live From Tirana Music

Ardian Trebicka zbulon detaje të pathëna rreth këngëve të tij!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar këngëtari i njohur, Ardian Trebicka. I gjendur pranë mikrofonit të “Top Albania Radio”-s, Trebicka na zbuloi detajet e pathëna rreth projekteve të tij muzikore.

1. Me fustanin dredha dredha (2003)

“Ndiej nostalgji sepse është një emocion që nuk e rigjejë më sepse vitet bëjnë të tyren. Amarda Toska është shfaqur për herë të dytë në klipin e këngës time. Me Amardën kemi pak kohë që nuk jemi takuar, por jemi miq të mirë. Amarda ka qenë nxënëse në Liceun Artistik, u përzgjodh nga regjisori Julian Napoloni dhe u bë pjesë e dy klipeve të mia.”

 

2. Kthim (2016)

“Unë kisha pak vite që nuk kisha publikuar këngë, jo sa tani se tani kam më shumë.(qesh)Është një këngë që i dedikohet vendit, i dedikohet bashkëatdhetarëve tanë që me vite kanë emigruar me shpresën për t’u kthyer e për të gjetur rrënjët e tyre, shpirtin e tyre. Gjithçka që kalon nëpërmjet të ndjerit ështe e çmuar për mua.”

 

3-Kështu je ti (2005)

“Unë bashkëpunoj më tim vëlla, Armand Trebickën prej shumë vitesh. Ilirjan Jali është autori i katër albumeve të mia. Në albumet tona secili nga personazhet fut frymën e tij. Në piano ka lozur Flor Luari dhe Flori shquhej për nuancat e jazz-it. Për mua është një këngë shumë e dashur. Është një këngë që çdo këngëtar do ndihej me fat që e ka në repertorin e tij. Klipi është bërë nga regjisori Blendi Laço dhe Pandi Laço ka bërë skenarin. Aty ka një moment kur djali futet në det dhe ka qenë fundi i marsit dhe deti ishtë shumë i ftohtë dhe donte nuk donte aktori u fut në det. Kemi xhiruar edhe në Korçë.”

 

5-Të fryn era nën kemishë (2001)

“Një këngë më motive arbëreshe. Nuk do ndryshoja asgjë te kjo këngë. Para dy ditësh u publikua edhe me klip. Jam munduar gjithmonë të jem i vërtetë në kohën kur unë i këndoj këngët. Ndoshta po ta këndoja sot do të isha i vërtetë por i vërtetë në një emocion ndryshe. Kur kam qenë disa vite në emigracion ishte një emision për bashkëatdhetarët dhe ishte nje fragment fare i vogël instrumental nga kënga “Lule Lule Mac Mac” dhe ajo ka qenë indicia.”

 

6-Sonte me natë (2005)

“Ka qenë pjesë e klipit të “Miss Shqipëria” e bërë nga Petri Bozo. Çdo periudhë ka pasur spektakle që kanë pasur influencë në ekranet tona dhe ne tregun muzikor. Jam falenderues që në ato kohë kam qenë pjesë e këtyre aktiviteteve.”

7-Larg (2016)

“Ndër këngët e mia të preferuara sepse struktura e kësaj këngë është interesante për repertorin tim. Krijimtari e veçantë. Falenderoj Ilirjan Jalin dhe vëllain tim, Armand Trebickën që vazhdojnë besojnë akoma te mua.”