Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Ardit Çuni zbulon ekskluzivisht në Top Albania Radio bashkëpunimet me artistët e huaj…

Ditën e sotme në “Live From Tirana” nën moderimin e Ksenjës dhe Eliosit ishte i ftuar këngëtari Ardit Çuni. Arditi zbuloi detaje shumë interesante rreth karrierës së tij në muzikë si dhe tregoi disa nga projektet që ka në plan.

Arditi tregoi rreth vështirësive me të cilat duhet të përballet një artist. Ai shpjegoi se nuk është aspak e lehtë të publikosh një këngë. Ajo do shumë punë, energji madje dhe investim ekonomik. Ndërkohë, Arditi u shpreh se veç talentit, duhen kushtet e përshtatshme për frymëzim të një artisti të vërtetë.

Gjithashtu, Arditi flet edhe për këngën më të fundit që ka publikuar e cila titullohet “Dridhe”. Nuk kanë kaluar as njëzet e katër orë që prej lançimit dhe ky projekt muzikor ka arritur shumë klikime. Veç falenderimeve dhe mirënjohjes që Arditi Çuni shprehu, ai zbuloi një detaj të veçantë ekskluzivisht në Top Albania Radio.

Kënga “Dridhe” do të ketë dy Official Remixes. Nuk e kam zbuluar më parë, njëri nga ta është bashkëpunim me një artist shumë të famshëm latin të cilin do ta shihni në vazhdim pasi do e publikoj në rrjetet e mia sociale. Artisiti latin është Jeon… Versioni tjetër do të jetë remix me një nga artistët më të famshëm afrikan. Artisti afrikan është Lava Lava…

Gjithashtu, Arditi zbuloi se në mes të gushtit do të vijë një bashkëpunim me Çiljetën. Klipi do të dalë rreth 15 gushtit dhe do të jetë një këngë verore me shumë energji. Këngëtari ka një sërë projektesh muzikore në proces, të cilat do i publikojë edhe pas verës. Ndërkohë që, gjithashtu ai e konsideron opsionale pjesëmarrjen e tij në “Eurovision”.