Gossip

Arditi i drejtohet Arjolës, “Pusho se ta solla A…”!

Të gjithë janë sy e veshë para ekranit duke ndjekur çdo minutë programin më të preferuar “Big Brother VIP”, pasi ndodhitë aty nuk kanë fund, duke filluar me debate e deri tek momentet e dashurisë. Nuk ka ditë që kalon që në shtëpinë më të famshme në Shqipëri të mos ketë zënka e ngritje zëri.

Si edhe ditën e sotme janë ndezur gjakrat mes dy banorëve, Ardit Çunit dhe Arjola Demirit.
Një natë më parë, dyshja kishte patur një debat, ndoshta në formë shakaje, por Arjola kishte mbetur shumë e lënduar nga fjalët e thëna prej këngëtarit.

Gjatë bisedës së tyre, sipas Demirit, Arditi i ishte drejtuar duke i thënë “Pusho se ta solla A…”, ka përmendur emrin e një mikes tyre të përbashkët.
Reagimi i aktores nuk ishte aspak i mirë duke i thënë se ajo nuk ka frikë prej askujt dhe këtë fjali e ka marrë si ofendim. Kështu që mëngjesin e sotëm kishte vendosur ta sqaronte këtë temë, por duket se gjërat u tensionuan.

Arditi tentoi të shfajësohej, duke i treguar se ajo çfarë tha ishte me nota humori e se kurrsesi nuk kishte dashur të lëndonte konkurrenten.
Por nga ana tjetër, Arjolën nuk e bindën argumentat e Arditit dhe iu drejtua me disa fjalë jo fort të mira.

Je 100 vite më i vogël se unë, e kuptoj shumë mirë se si e the