Celebrities Gossip Ndryshe

Ari Bakalli flet për lidhjen me vajzën e ish- presidentit dhe jo vetëm!

I ftuar sot në “Ndryshe” ishte ish- banori i “Big Brother”, të cilin e shohim shpesh në dalje televizive, Ari Bakalli. Teksa ju është përgjigjur pyetjeve pikante të Salsanos dhe Adit, Ari na zbuloi shumëçka.

Fillimisht, Ari foli për sportin e tenisit, në të cilin tanimë është licensuar edhe si trajner dhe përpos pasionit që ka për atë sport po e ushtron edhe si profesion.

Jam me licensë trajnimi, bëra ca kurse në Beograd. Tenisi ma ekuilibron ditën dhe jetën në këto kohë të vështira. Nuk e kam të nevojshme ta shoh si biznes. Është sport mental.   

E në një emision ku kryefjala është politika, Ari nuk mund t’i shpëtonte pyetjes se çfarë mendon për situatën aktuale në PD.

Mund të them që Rama qenka me shumë fat. Rama është i mirë e kam njohur personalisht. Kam votuar të majtët. Linda është zonjë grua. Çfarëdo që të ndodhë, PD-ja është dëmtuar. Ishin në momentin më të mirë, ishin të koordinuar. Teknikisht Berisha është spektakolar, por nëse nuk kanë koordinim janë të mbaruar. 

A e ka menduar ndonjëherë Ari të bëhet pjesë e politikës?

E kam menduar shpesh. I kam thënë edhe Klosit e adhuroj politikën, po këtu te ne e shoh shumë inferiore. 

Diçka që u tha ekskluzivisht për TAR, Ari pranoi se ka qenë në një lidhje me vajzën e njërit nga ish- presidentët e vendit tonë.

Jam akoma mik me të, tani vjen nga jashtë besoj do takohemi. 

E akush nuk mund të largohet nga “Ndryshe”, e sidomos një ish- banor pa u pyetur rreth sensacionit të momentit, “Big Brother VIP”. Ari ka zbuluar se cila nga vajzat i pëlqen më shumë, kush lojtar i duket më i dobët dhe kë sheh në finale.

Vajzë seksi është Beniada, shumë e lezetshme, shumë pozitive, por bjondet nuk janë në shijet e mia. Lidhje brenda shtëpisë mund të krijoja me Trixa-n. Lojtari më i dobët është Antonela, këto që ngrejnë zërin shumë janë të dobët edhe pse duhet t’i bërtasësh ndonjëherë njerëzve. Në finale shoh Ilirin, Arjolën, Donaldin, Monikën, Einxhel ose Beniada. Fati i këtij Bigu ishte takimi i Donaldit me Borën. Donaldi e hëngri kot, edhe po të duash shumë dikë jashtë , nëse rri me dikë gjithë ditën me një shtëpi krijon pëlqim. Pas ca gotave raki dhe Sabiani t’i kishte thënë… Donaldi nuk më pëlqen shumë ngaqë është shumë i lëvizshëm. Edhe Donaldi si Iliri është, por Ilirit atë qetësi ja jep mosha.