Celebrities Gossip Showbiz

Ariana Fejzullahu ndan me ndjekësit portretin më të bukur familjar!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë.  Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur. Dyshja janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana.

Dita e djeshme me rastin e festës së “Kurban Bajramit” të gjithë besimtarët myslimanë u bashkuan dhe e festuan me familjet e tyre. Shumë prej personazheve Vip kanë treguar foto të momenteve familjare dhe një ndër to ka qenë dhe postimi në ‘Instastory’ i Arianës, e cila ka postuar një foto të familjes Fejzullahu, ku në qendër është  vjehrri i saj, pra babai i Ermalit, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu.

Kujtojmë se nga një postim i fundit i bukuroshes në rrjete sociale u dyshua se mos ndoshta çifti ka në plan të zgjerojnë familjen sërish. ‘Sipas rrjeteve sociale’ është mbishkrimi me të cilin, Ariana ka shoqëruar një foto ku teksa duket duke prekur barkun e saj që duket mjaft i rrumbullakosur ka nxitur mjaft spekulime për një shtatzëni të mundshme.