Celebrities Magazine

Pas kaq shumë kohësh Ariana Grande shihet në krah të Dalton Gomez në ‘Hollywood Bowl’!

Këngëtarja Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj Dalton Gomez kanë bërë daljen e tyre të parë pas kaq shumë kohësh në Los Angeles për të ndjekur komedianin Dave Chappelle i cili po performonte në ‘Hollywood Bowl’. Çiftit të bukur iu bashkua menaxheri i Grandes Scooter Braun, ku së bashku u panë duke bërë një dalje të shpejtë pas shfaqjes.

Rare sighting: Ariana Grande and husband Dalton Gomez stepped out for a rare appearance in Los Angeles to catch comedian Dave Chappelle perform for a sold-out crowd at the Hollywood Bowl on Thursday

Kujtojmë gjithashtu se ylli i muzikës Ariana Grande para pak muajsh na tregoi se ishte martuar me Dalton Gomez. Ata ishin fejuar që në muajin dhjetor por që vendosën që ta kurorëzonin lidhjen e tyre në muajin maj. Dasma e tyre u zhvillua në shtëpinë e këngëtares dhe pjesëmarrës ishin më pak se 20 veta. Që pas asaj dite kur të dy e finalizuan martesën e tyre, ata e kanë mbajtur shumë të fshehtë jetën e tyre.

Ariana dhe Dalton kaluan muajin e tyre të mjaltit në Amsterdam dhe këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja bukuroshe me anë të postimeve të saj në Instagram. Ajo gjithmë është treguar e rezervuar në lidhje me jetën e saj private sidomos pas martesës.

Së fundmi këngëtarja bukuroshe ka prezantuar në llogarinë e linjës së saj më të re të kozmetikës në Instagram, ‘r.e.m.beauty’ produktet që pritet të dalin së shpejti. 28-vjeçarja shkëlqeu me paraqitjen e saj gjatë prezantimit të linjës së re. Në lidhje me markën e saj më të re Grande gjatë një interviste ka pranuar se ka punuar në heshtje të madhe për vite me rradhë dhe është shprehur se:

 Ishte kaq e vështirë të mbash një sekret për kaq gjatë!

Mendohet se produktet e saj të para do të jenë produkte kryesisht për sytë pasi për këtë gjë këngëtarja ka thënë se:

Ato janë portat kryesore për ëndrrat tona, emocionet tona, gjithçka tonën. Ata janë treguesit tanë kryesorë dhe burimet e komunikimit. Ndihem sikur ju mund të ndjeni më shumë me sytë tuaj sesa mund të artikuloni ndonjëherë.