Gossip Music Showbiz

Ariana Grande, Megan dhe Doja Cat surprizojnë me lëvizje sensuale në videoklipin e ri!

Tre artistet shumë të dashura u bënë bashkë në një bashkëpunim shumë interesant.

Në video, treshja ikonike shfaqet me të brendshme që dukeshin se merrnin frymëzim nga moda klasike franceze e barokut dhe rokoko. Secila artiste i dha pamjes kthesën e vet moderne, flirtuese (dorezat e Megan, dorezat me shirita të Dojës me korsenë dantellë dhe aksesorët e flokëve të Arianës). Në videoklip, vajzat shfaqen pranë pishinës, duke shijuar kohën me njëra tjetrën, shoqëruar me pije dhe lëvizje sensuale. Duket si një sleepover party.

Ariana së pari bëri të ditur se videoja do të publikohej në 9 shkurt. Projekti muzikor “34 + 35” u lançua në të njëjtën ditë kur Ariana publikoi albumin e saj të gjashtë në studio. Videoja muzikore remix, është renditur në krye të Billboard 100.

Ariana  foli për këtë këngë “qesharake” që në tetor 2020 në ‘The Zach Sang Show’. Ajo tha që kënga ishte “kaq qesharake” dhe “absolutisht absurde”. Këngëtarja provoi të sjellë diçka ndryshe dhe fansat e kanë pritur mjaft mirë.