Celebrities Showbiz

Ariana Grande na prezanton me markën e saj të re të bukurisë!

Ariana Grande është një këngëtare shumë e njohur dhe e suksesshme, por tani 28-vjeçarja, ka nxjerrë në treg markën e saj të kozmetikës të quajtur ‘r.e.m.’, pasi punoi me të në fshehtësi për dy vjet. Ajo u shpreh për “Allure” se:

Ishte kaq e vështirë të mbash një sekret për kaq gjatë.

Marka e parë e këngëtares fokusohet kryesisht në produktet për sytë, sepse, ajo tha se ato janë “portat kryesore për ëndrrat tona, emocionet tona, gjithçka e jona”. Ariana, ka krijuar penel të syve me pika të imëta, hijëzime dhe ton të syve në një sërë nuancash dhe shkëlqimesh mat dhe një produkt për ngjyrosjen e vetullave. Duke lançuar linjën e saj të make-up-it, Ariana u shpreh për fuqinë e syve:

Ata janë treguesit tanë kryesorë dhe burimi i komunikimit. Ndihem sikur ju mund të ndjeni më shumë me sytë tuaj sesa mund të artikuloni ndonjëherë me fjalë.

E pyetur nëse ishte e shqetësuar për të qenë një tjetër yll popi që ka hyrë në industrinë e bukurisë, ajo këmbënguli se kjo nuk ishte një frikë që ajo e kishte pasur ndonjëherë. Për këtë ajo shpjegoi se:

Kurrë nuk mund të kesh grim të mjaftueshëm, ashtu siç nuk mund të kesh kurrë muzikë të mjaftueshme.

Ylli i popit është një femër shumë e suksesshme në karrierë, si në aktrim ashtu edhe në këndim dhe tani po i shton një tjetër listës së saj. Nga pjesëmarrja tek ‘The Voice’ të NBC deri tek aktrimi në filmin që do të lançohet së shpejti në Netflix ‘Don’t Look Up’, ylli i popit mbetet e angazhuar me projekte të reja. Tani ajo po bashkohet me këngëtaret e tjera si Rihanna, Selena Gomez, Lady Gaga dhe shumë të tjera me lançimin e markës së saj të produkteve të bukurisë.

Rikujtojmë se, gjithashtu dhe Jennifer Aniston ka njoftuar se ka vendosr që t’i futet botës së biznesit dhe se është gati për të lançuar markën e saj më të re të quajtur ‘LolaVie’, më datë 8 Shtator. Megjithatë ajo nuk ka ndarë ende detaje të mëtejshme në lidhje me produktet e saj të ardhshme. Në rrjetin social Instagram së fundmi është hapur edhe faqja e markës së saj, e quajtur gjithashtu ‘LolaVie’.