Celebrities Showbiz

Ariana Grande na tregoi pak nga jeta e saj pas martesës!

Ylli i muzikës Ariana Grande para pak muajsh na tregoi se ishte martuar me Dalton Gomez. Ata ishin fejuar që në muajin dhjetor por që vendosën që ta kurorëzonin lidhjen e tyre në muajin maj. Dasma e tyre u zhvillua në shtëpinë e këngëtares dhe pjesëmarrës ishin më pak se 20 veta. Që pas asaj dite kur të dy e finalizuan martesën e tyre, ata e kanë mbajtur shumë të fshehtë jetën e tyre.

Ariana dhe Dalton kaluan muajin e tyre të mjaltit në Amsterdam dhe këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja bukuroshe me anë të psotimeve të saj në Instagram. Ajo gjithmë është treguar e rezervuar në lidhje me jetën e saj private sidomos pas martesës.

Këtë herë ylli i hitit “Thank u, next”, vendosi që të postonte disa foto nga kuzhina e saj dhe me anë të atij postimi na tregoi me pak fjalë se sa e lumtur ndihet ajo. Përveç fotove ku ajo shfaqet duke gatuar dhe duke u përqafuar me bashkëshortin Dalton, ajo ka treguar edhe pjestarët e saj të familjes të cilët janë qentë e saj.

Çifi ka dëshmuar gjithmonë se janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe se gjithmonë mundohen që çdo moment të jetës së tyre ta kalojnë në mënyrën më të bukur të mundshme. Ariana Grande ka qenë një nga këngëtaret e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e muzikës dhe së fundmi duket se ka gjetur stabilitet edhe në jetën e saj sentimentale dhe në dashuri. Kujtojmë se këngëtarja ka qenë në një lidhje edhe me reperin Mac Miler i cili ndërroi jetë në shtator të 2018.