Celebrities Music Showbiz

Arilena Ara bashkon forcat me Dafina Zeqirin?

Para disa ditësh Arilena Ara nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram na njohu me albumin e ri të saj i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Albumi i saj përmban 13 këngë ku përveç atyre solo një pjesë e tyre janë edhe bashkëpunime me artistë të njohur.Por jo vetëm kaq, këngëtarja simpatike së fundmi  ka postuar një foto nën shoqërinë e Dafina Zeqirit dhe mesa duket bashkëpunimi mes tyre po vjen.

Jo vetëm nëpërmjet story-t por edhe në postimin e fundit të Arilenës ku ajo shkruan “Thirre..” që mesa duket është pjesë e tekstit të këngës më të re te tyre ka qenë Dafina ajo që me komentin e saj “Ma mire shko…” na ka shuar dyshimet dhe jemi të bindur se bashkëpunimi mes tyre po vjen shumë shpejt.