Music Showbiz

Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën me një mesazh shumë të rëndësishëm!

Dy nga vajzat më të bukura dhe të talentuara, Dafina Zeqiri dhe Arilena ara vendosën të bashkojnë forcat e tyre për të sjellë një projekt të ri muzikor.
Përveçse u bashkuan për këtë këngë, ato kanë bërë bashkë dhe femrat, pasi ky projekt flet për forcën e femrave dhe mbështetja që duhet të tregojnë për njëra-tjetrën.

Një këngë shumë ritmike që jemi të sigurt se do të kthehet në një hit e do të këndohet nga shumë, me shpresën se shumë përsona do të ndërgjegjësohen nga mesazhi i saj.

Ku në këtë botë dhe këtë periudhë ku ka patur shumë ngjarje në të cilat janë shkelur të drejtat e femrës, madje dhe i është mohuar e drejta e jetës duhej një këngë e tillë për të kujtuar se femrat janë shumë të rëndësishme dhe se zotërojnë një forcë shumë të madhe.

Kujtojmë se Arilena nuk ka qenë shumë aktive me projekte dhe së fundmi është rikthyer me projekte të reja muzikore, madje do të sjellë albumin e saj të parë të titulluar “POP ART”, ku bashkëpunimi me Dafinën do të jetë pjesë e saj.

Por dhe nga ana tjetër Dafina nuk di të ndalet me bashkëpunimet e saj për albumin më të ri, “Dafinë Moj”, ku nuk mungojnë emrat më në zë të muzikës si, Buta, MC Kresha, Lyrical Son, Lumi B, të dashurin e saj Dj Geek dhe shumë të tjerë.

Por një ndër artistet që të gjithë u habitëm nga lajmi i bashkëpunimit të tyre, është ajo me këngëtaren Tuna.