Celebrities Gossip Showbiz

Arilena Ara zbulon datën e publikimit të “Ke Me Mungu” dhe nuk do të na duhet të presim shumë…

Arilena Ara për një periudhë të gjatë nuk ishte shumë aktive me prodhime të reja muzikore, megjithatë para pak kohësh me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja bukuroshe lajmëroi se do të rikthehet. Jo vetëm me një këngë, por këngëtarja e hitit “Nëntori” është duke sjellë për dëgjuesit e muzikës së saj një album.

Ky album për Arilenën është shumë i veçantë, pasi këngëtarja ka shprehur se përfaqëson një pjesë të saj. Deri më tani është lançuar kënga e saj solo “Aligator” dhe bashkëpunimi me Dafinën “Thirre policinë”. Duket se për këtë album vlen shprehja “fillimi i mbarë, gjysma e punës”, pasi të dy projektet e saj numërojnë miliona klikime.

Pak ditë më parë, këngëtarja lajmëroi dhe projektin e rradhës, pjesë të albumit “PopArt” që duket se do të jetë një këngë dashurie. Këngëtarja na ka zbuluar gjithashtu dhe titullin e këngës që është “Ke me mungu”. Por dhe sa duhet të presim për të?

Para pak minutash, Arilena me anë të një postimi në Instagram zbuloi për ndjekësit e saj ditën e publikimit të “Ke me mungu” dhe nuk duhet të presim shumë pasi vetëm një javë na ndan nga lançimi i këngës. Bukuroshja shfaqet afër një pianoje dhe ‘look-u’ i saj në këtë foto është pjesë e klipit të këngës.

“Ke Me Mungu” publikohet javën tjetër

Rikujtojmë se, para pak ditësh Arilena zgjodhi të provokojë pak imagjinatën e ndjekësve të saj, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim këngëtaren, me një postim të bërë së fundmi ku ka ekspozuar paksa të pasmet teksa shfaqet me rroba banjo.