Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Arilena fiton garën e “aqua e sapone”

Personazhet e famshëm shfaqen gjithmonë të kuruar deri në detaje dhe rrallëherë jemi mësuar t’i shohim thjeshtë siç janë në përditshmërinë e tyre. Ndër të paktat vajza të famshme që postojnë foto “aqua e sapone” është këngëtarja shumë e dashur Arilena Ara.

Këngëtarja e hitit “Nëntori” ka publikuar së fundmi në Instagram, një foto selfie në makinë ku shfaqet pa make-up dhe mund të themi se duket një yll i vërtetë!

 

Jo vetëm Arilena, por dhe disa vajza të tjera të showbizz-it kanë guxuar të shfaqen pa make-up. Ato kanë treguar se në një botë ku të gjithë përpiqen të krijojnë imazhin ideal, të dukesh thjeshtë duke u kujdesur për veten mund të arrihet shumë lehtë.