Celebrities Gossip Showbiz

Arilena nuk di të ndalet! Ja me kë artist të njohur do të bashkojë forcat

Që Arilena Ara nuk po ka të ndalur që pas rikthimit të saj kjo është mëse e dukshme, por surpriza e albumit më të ri që ajo po sjell janë dhe bashkëpunimet e shumta. Pas bashkëpunimit që lajmëroi se do të sjellë shumë shpejt me Dafinën, këngëtarja bukuroshe duket mos të ketë të ndalur.

Çdo gjë është gati dhe Arilena shumë shpejt do të publikojë këngën më të re në bashkëpunim me Gjon’s Tears. Ky i fundit u bë i njohur në Europë pasi përfaqësoi Zvicrën në Eurovision me këngën “Tout l’univers” dhe u rendit i treti në natën finale. Dyshja ka bashkuar forcat për të sjellë  “Dance Me”.

Këngëtari pas përfundimit të këngës, nga e cila na ndan vetëm publikimi i ka dedikuar disa fjalë shumë të bukura për Arilenën, duke e cilësuar si mbretëreshë në një postim të fundit në llogarinë e tij në Instagram ku gjithashtu ka ndarë disa momente me bukuroshen.

Jam shumë i lumtur që do ju tregoj këtë këngë, videoklipin që xhiruam dhe gjithë projektin e mbretëreshës sime Arilena Ara. Faleminderitt të gjithë njerëzve të mirë që kam njohur! Shihemi së shpejti!

Arilena së fundmi ka lajmëruar se po lançon albumin e saj të parë ‘Pop Art’, i cili ka plot 13 këngë dhe është shumë i rëndësishëm për të pasi e ndihmon që nëpërmjet muzikës të zbukojë të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj!