Celebrities Gossip Lancio Music Showbiz

Arinda Gjoni zbulon planet dhe projektet e saj në muzikë dhe jo vetëm!

E ftuar në “Lancio” ishte këngëtarja Arinda Gjoni, për të folur për karrierën e saj muzikore dhe jo vetëm. Një artiste që ka kënduar jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, Arinda bën dallimin mes publikut të Shqipërisë dhe atij jashtë saj.

Publiku i Shqipërisë është ndryshe, atje duan këngë që kanë të bëjnë me patriotizmin, ndërsa në Shqipëri janë më shumë tek modernja dhe kanë tjetër qasje. Dashamirësinë më të madhe atje e ndjejmë shumë. Mendoj që atjë ndjejnë më shumë mall…

Por pse zgjedh Arinda të qëndrojë jashtë mediave me lajmet rreth jetës së saj personale, dhe pse e fokuson të gjithë vëmendjen drejt muzikës së saj?!

Mua më bën të lumtur që të jem mirë me këngët e mia, me ato që bëj. Këtë zgjedh t’i jap publikut. Nuk dua ta fokusoj te jeta private sepse e përmbush me këtë që kam. Jam shumë e lumtur dhe e plotësuar.

Më tej, Arinda zbuloi një nga dëshirat dhe planet e saj, jo në lidhje me muzikën por me një tjetër dashuri të saj. Ajo e do shumë modën dhe stilin unik dhe pikërisht me këtë lidhet dëshira e saj.

Ndoshta në të ardhme dua të kem një brand tim për veshje me stilin tim. Ky është ndër synimet e mia. Mua më pëlqen shumë lëkura. Jam te klasikja por e ndërthur me modernen. Jam edhe te klasikja edhe te sportivja.

Gjatë intervistës, Arinda shprehu edhe një kritkë për ata që pëlqejnë veshjet të cilat i “ulërasin” brandet.

Një person që ka shije për t’u veshur, edhe gjënë më të lirë të ketë, nëse di ta ndërthurë bukur, të ketë staturën, nuk ka të bëjë fare me firma apo brande. Brandet që “ulërasin” janë për njerëzit që s’dinë të vishen. Nuk do të thotë që je veshur me brand dhe je veshur bukur.

Por kë veçon Arinda si një nga personazhet publike të veshur më bukur?!

Eranda Libohova ka shumë shije, ka klas me ndërhurjet e bukura. Ajo më pëlqen në çdo detaj. Mua më pëlqen dikush që ka stilin e vetë. Edhe Rihanna më pëlqen. Ajo vishet si e ndjen, është karakteri i saj.

Arinda Gjoni zbuloi projektin e saj muzikor, që do ta publikojë pas vetëm 10 ditësh.

Për 10 ditë del kënga ime e re, është një baladë. Ka një tekst që njerëzit do të presin damarët. Jam në dilemë për titullin “Zemrës” apo “Leja”.