Celebrities Gossip Showbiz

Arjola Demiri: “Meshkujt më kanë frikë, bëjnë mirë sepse nuk më përballojnë!”

Arjola Demiri është një nga banoret e “Big Brother VIP” që ka shkaktuar jo pak emocione me historitë e saj. Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme, ajo ka treguar për lidhjen e saj me ish- bashkëshortin me të cilin ka 3 fëmijë gjatë provës javore në fillim të “Big Brother”, ku duhej të tregonte histori nga jeta personale.

E dukeqenëse flet rrallë për jetën personale, çdo deklaratë e saj bën shumë bujë. Në një bisedë të bërë së fundmi me banorët e tjerë brenda shtëpisë, ku teksa kanë folur për një sërë temash si zakonisht, aktorja bukurosha ka bërë një deklaratë lidhur me meshkujt që na ka habitur paksa.

Mua në përgjithësi meshkujt më kanë frikë dhe bëjnë mirë sepse nuk më përballojnë.

“Loja e sinqeritetit” që banorët kanë zhilluar mes tyre para pak ditësh për të treguar më shumë nga vetja, e bëri aktoren të rrëfejë pak më shumë nga vetja. Një nga konkurrentet e tjera, bëhet fjalë për Einxhel Shkirën e ka pyetur Arjolën nëse nuk e ka kërkuar apo nuk i ka ardhur partneri ideal. Kësaj pyetje, bukuroshja i është përgjigjur pa ngurrim duke u treguar shumë e sinqertë.

Në asnjë moment nuk jam çfokusuar që të krijoj një lidhje, sepse për shkak të magnetit që kam e di që në jetën time do vijnë meshkuj posesivë që do më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar dikë fare. Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende. Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar jashtë pragut të shtëpisë time. Fëmijët e mi janë fëmijët e mi. Shtëpia ime me fëmijët e mi, është vetëm e jona… jashtë pragut të derës po! 

Arjola, gjithashtu ka zbuluar se ish- partneri e ka tradhtuar, teksa ka shprehur dhe dashurinë e madhe që kishte për të, madje u shpreh se e ka dashur më shumë se fëmijët e saj.