Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Arjola Demiri: “Shqiptarët ashtu thonë, e puthi vëllain në buzë…”

Këtë episod të “Ndryshe” në daljen e saj të parë, gjithmonë pas ‘Big Brother Fan Club’ ku shkojnë gjithë të nominuarit ishte e ftuar Arjola Demiri. Një eksperiencë e gjatë në ‘Big Brother VIP’ dhe padyshim kaq shumë për të thënë. E vendosur përballë pyetjeve shumë ngacmuese të Salsanos dhe Adit, aktorja bukuroshe na zbuloi shumëçka.

Fillimisht, Arjola na tregoi se si dhe ku e festoi Shën Valentinin e saj.

E festova me bebushat e mi. Janë Shën Valentini im i përhershëm.

Ajo që ra menjëherë në sy, ishte bluzja që aktorja kishte zgjedhur për të ardhur në studio dhe ishte pikërisht e stampuar foto e Ilirit, ku krahas shkruhej: “Me ty deri ditën e fundit. Forca Kampion”. Arjola tregoi se tanimë me balerinin ka krijuar një marrëdhënie që shkon përtej “Big Brother VIP” duke e konsideruar veten pjesë të familjes së tij. Bukuroshja gjithashtu komentoi dhe puthjen e famshme në buzë mes tyre.

Që ta merrni vesh të gjithë, Iliri dhe familja e Ilirit janë bërë me goc 37 vjeçe. Sabiani është vëllai i Ilirit, unë jam motra. Unë mbështes Ilirin, sepse dhe Iliri më ka mbështetur mua. Kjo (“Me ty deri ditën e fundit”) është shprehja e Ilirit për mua. Ma ka thënë tre ditë pasi kam hyrë në shtëpi. Kemi pasur një marrëdhënie që erdhi duke u rritur natyralisht, pa sforcime, një miqësi e sinqertë, e hapur. Puthja  ishte një lojë, unë putha gjithë gocat në buzë e nuk u bë nami, për Ilirin u bë nami. Se shqiptarët ashtu thonë, e puthi vëllain në buzë.

Po marrëdhënia e Arjolës me Donaldin si është?

Unë i kam thënë e pëlqej humorin, karizmin, djalin që je ti, thjesht marrëdhënia jonë ngeli në fazën e hyrjes në “Big Brother”, asgjë përtej.

Sa e vërtetë ka qenë bukuroshja brenda në shtëpi? A ka përdorur ajo ndonjë lojë apo strategji?

Nuk kam kam bërë lojë. Kam thënë gjithmonë se tani është tepruar kjo, por në një lojë me 130 ditë, përveç trysnisë, presionit, mosinformimit. Ky presion të bën të zhvishesh nga humori, pozitiviteti që të karakterizon. Pas çdo situate, pas çdo dinamike. Stretegjia ime është që të fusja në shtëpi Arjolën që është jashtë edhe brenda.

Edhe pse nënë e tre fëmijëve, Arjola është beqare dhe padyshim që mund të krijojë ndjenja apo të ketë lidhje, por a ishte dikush brenda shtëpisë së ‘BBV’ që e tërhoqi aktoren?

E kam eksluduar automatikisht si gjë. Do i tregoja që do e pëlqeja, por nuk do merrja asnjë hap për hir të fëmijëve të mi aty brenda. Të thonë tani, shkoi mami në ‘BBV’, të zërë dhe një të dashur. Janë dhe xhelozë për mua. I tha Big Mama për mua, “Po mami do martohet”. Fëmijë i thanë: “Po mirë le të martohet po ai burri do flejë në kuzhinë”. Aty nuk ka pasur një mashkull qe më ka tërhequr fort se nuk do e kisha falur.

Arjola nuk mund të largohej nga studio pa treguar gjithashtu mendimin e saj mbi çiftet e krijuara brenda shtëpisë. Cili çift sipas saj është më i vërtetë?

Einxhel dhe DAGZ. Unë mendoj kështu, sepse unë e njoh Dagzin, është shoku im dhe e kam parë të rrëmbyer që ditën e parë pas Einxhel dhe te Einxhel që nuk përqafonte asnjë, Dagzit i jepte dorën. Por, pasiguritë e bënin qe të merrte kohën e vet. Pas ndryshimeve që ndodhën në shtëpi, la karakterin e saj të egër dhe mendoj që është një çift që do ti rezistojë kohës dhe do e bëjnë dasmën të parët. Ndërsa te Trixa-Donald, unë mendoj që Trixa është reale ndaj dashurisë shumë, kurse Donaldi e pëlqen shumë Trixën, por nuk mendoj që e dashuron.

Sipas saj, nëse përpos Ilirit do ishte dikush tjetër fitues, kush mendon se do ta fitonte sipas Arjolës këtë ‘Big Brother VIP’?

Të jem komplet e sinqertë, pa Ilirin do doja që të ishte Beniada.